Edhe pse shtatzënë, Ajola Xoxa punoi 12 orë nën diell për klipin e Albanit dhe Noizy-t (FOTO) - AlpeGossip
Edhe pse shtatzënë, Ajola Xoxa punoi 12 orë nën diell për klipin e Albanit dhe Noizy-t (FOTO)

Edhe pse shtatzënë, Ajola Xoxa punoi 12 orë nën diell për klipin e Albanit dhe Noizy-t (FOTO)

Ne shikojmë një klip prej 3:51 minutash dhe nuk mund ta imagjinojmë dot punën kolosale që është bërë pas kamerave. Rreth 12 orë punë dhe xhirimesh i është dashur Alban Skënderaj, Noizy-t dhe Ajola Xoxës, për të realizuar klipin e këngës më të fundit, “Drejt suksesit”.

Artisja, njëherësh bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliajt, zbuloi ditën e sotme se është ajo ideatorja e klipit që përcjell mesazhin se, gjithkush që angazhohet dhe punon merr atë që meriton.

Ajola pozon krah dy këngëtarëve dhe na lë të kutpojmë se pavarësisht shtatzënisë nuk ka hequr dorë nga pasioni dhe profesioni i saj:

“Kjo foto është marrë pas 12 orëve xhirim nën diell. Për videoklipin e këngës “Drejt suksesit”, nga Alban Skënderaj dhe Noizy, një këngë që e vlerësova shumë që prej fillimit, për shkak të mesazhit shumë të rëndësishëm që përcjell për rininë shqiptare: asgjë nuk jepet falas, gjithçka arrihet me punë e sakrificë; asgjë nuk arrihet vetëm, por duke patur besim tek ata me të cilët punojmë, e duke frymëzuar e ndihmuar njëri-tjetrin. Ky është edhe koncepti që kam trajtuar në video.

E kam admiruar gjithmonë mikun tim Alban Skënderaj për seriozitetin e madh me të cilin ai punon, duke dëshmuar sërish se suksesi i vazhduar në kohë nuk arrihet nga frymezime momentale dhe është pasojë jo vetëm e talentit, por mbi të gjitha e përkushtimit serioz dhe pjekurisë profesionale që arrihet vetëm dhe vetëm prej punës së madhe. Albani nuk është rastësisht një artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai është një profesionist që nuk vetëkënaqet asnjëherë prej suksesit të radhës dhe që të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar në sajë të punës. Ashtu edhe Noizy, asgjë nuk i është falur, ai është një njeri i palodhur në punën e tij dhe me një korrektesë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj të gjithë atyre që punojnë me të”, shkruan Ajola.