Ornela Bregu zbulon sa vjeç bën sot dhe dhuratën emocionuese nga të motrat: Një vit tjetër… (FOTO) – AlpeGossip
Ornela Bregu zbulon sa vjeç bën sot dhe dhuratën emocionuese nga të motrat: Një vit tjetër… (FOTO)

Ornela Bregu zbulon sa vjeç bën sot dhe dhuratën emocionuese nga të motrat: Një vit tjetër… (FOTO)

Moderatorja e njohur shqiptare Ornela Bregu është një nga personazhet më të dashur të ekranit për publikun shqiptar. Ajo është përfolur gjithmonë për pamjen e saj me një fytyrë të ëmbël e të bukur, që duket se vitet nuk kanë kaluar për të.

Sot ajo ka zbuluar se feston ditëlindjen e saj të 40 -të dhe përmes një fotoje të postuar në Instagram moderatorja ka treguar dhe dhuratën e veçantë nga motrat e saj.

Ornela duket në foto me një vazo me trendafila dhe zambakë të bardhë, që mesa duket janë lulet e saj të preferuara dhe motrat e saj nuk janë kursyer t’ja dhurojnë në këtë ditë të veçantë për të.

 

“Festohet, s’festohet, mirë, keq, bën, s’bën.. Eh ç’rëndësi ka..Një vit tjetër plot mirësi e dashuri…Surpriza e motrave… Motrat shpirti… 40 vjeç…” – shkruan Bregu në foton e postuar kuka etiketuar edhe motrat e saj.