“TË TRASHË DHE IDIOTË”/ Genc Prelvukaj ka diçka për tu thënë personave që i çojnë mesazhe plot urrejtje – AlpeGossip
“TË TRASHË DHE IDIOTË”/ Genc Prelvukaj ka diçka për tu thënë personave që i çojnë mesazhe plot urrejtje

“TË TRASHË DHE IDIOTË”/ Genc Prelvukaj ka diçka për tu thënë personave që i çojnë mesazhe plot urrejtje

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj me Eni Koçin shpeshherë janë në qendër të mediave rozë për romancën e tyre, këngët që publikojnë etj.

Të dy janë mjaft aktivë në llogaritë përkatëse në Instagram, ndërkohë së fundmi Genci ka publikuar një postim prej ku i drejtohet personave të cilët rëndom hapin profile fallco dhe vjellin vrer ndaj tij.

Ai u ka mbyllur gojën të gjithëve teksa shkruan se kur merr mesazhe të mbushura me urrejtje apo ofendime, i zbukurohet dita.

“Rrallë herë marr ndonjë mesazh plot urrejtje ose ofendime, por kur vijnë ma bëjnë ditën ma t’mirë sepse ‘autorët e talentuar’ me tri fjalë tregojnë që janë: Në nivel të tmerrshëm për mos me thanë të trashë e idiotë komplet nga inteligjenca. Dikush që e grryn nga mrenda çdo sukses i imi. Që nuk pajtohet me dështimet e veta në jetë. Njerëz që iu kam ndihmu në punë e në jetë dikur e pas zhgënjimeve ne ta i kemi nda rrugët. Pas dështimeve të tyre çelin profile ‘fake’ e ofendojnë. Njerëz qetësohuni. Edhe nëse unë nuk merrem me këtë punë kjo nuk ua zgjidh problemet. Meqë ra fjala unë jam i lumtur dhe asnjë prej jush nuk ma ul as 1% pozitivitetin. Veç ma shtoni!”- shkruan këngëtari.

Le të shpresojmë që këto fjalë të kenë përfunduar në veshët e duhur!

View this post on Instagram

Rralle here marr ndonji mesazh plot urrejtje ose ofendime, por kur vijne ma bejne diten ma tmire 😂 Sepse "autoret e talentuar" me tri fjale tregojne qe jane : 1. Ne nivel te tmerrshem per mos me thane te trashe e idiote komplet nga inteligjenca. 2. Dikush qe e grryn nga mrenda cdo sukses i imi. Qe nuk pajtohet me deshtimet e veta ne jete. 3. Njerez qe iu kam ndihmu ne pune e ne jete dikur e pas zhgenjimeve ne ta i kemi nda rruget. Pas deshtimeve te tyre celin profile "fake" e ofendojne. Njerez qetesohuni. Edhe nese une nuk merrem me kete pune kjo nuk ua zgjidh problemet. Btw im happy dhe asnje prej jush nuk ma ule as 1% pozitivitetin. Vec ma shtoni 😂 P.S. Foto e vjeter fjale te reja ⚡

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on