E MBAJTËN TË FSHEHTË/ Aktori i “Fifty Shades of Grey” bëhet baba për herë të tretë – AlpeGossip
E MBAJTËN TË FSHEHTË/ Aktori i “Fifty Shades of Grey” bëhet baba për herë të tretë

E MBAJTËN TË FSHEHTË/ Aktori i “Fifty Shades of Grey” bëhet baba për herë të tretë

Aktori i njohur për rolin e Christian Grey dhe bashkëshortja e tij, Amelia Warner, janë bërë prindër për herë të tretë.

Ishte kjo e fundit që bëri njoftimin e papritur, duke postuar foton e tre palë këpucëve të dielën.

“Krenare për këto tre vajza të adhurueshme, është nder që jam nëna e tyre. Ndihem jashtëzakonisht me fat sot. Gëzuar Ditën e Nënës”, shkroi ajo në Instagram.

Emri i të sapolindurës nuk është bërë ende publik, ndërsa çifti ka dhe dy vajza: Dulcie, 5 vjeçe dhe Elva, 3 vjeçe.

Lajmi se do të bëheshin prindër për herë të tretë u zbulua nga mediat në tetor, por që atëherë nuk pati asnjë njoftim të ri.

Çifti konfirmoi fejesën pas dy vitesh romancë në nëntor të 2012-s dhe u martua një vit më vonë, në 2013-n.