ÇMIMET “OSCAR 2019″/ Zbulohen detaje nga ceremonia e mbrëmjes së sotme – AlpeGossip
ÇMIMET “OSCAR 2019″/ Zbulohen detaje nga ceremonia e mbrëmjes së sotme

ÇMIMET “OSCAR 2019″/ Zbulohen detaje nga ceremonia e mbrëmjes së sotme

Çmimet ‘Oscar’ janë eventi më i rëndësishëm për kinematografinë në botë. Këtë vit ceremonia e çmimeve do të mbahet gjatë mbrëmjes së sotme në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës. “Academy of Motion Picture Arts e Sciences”ka njoftuar se këtë vit do të shkurtohet transmetimi televiziv në 3 orë, që ndjekja e spektaklit mos të ketë probleme në të gjithë botën.

 

Akademia e ‘Oscar’ shënon plot 91 vite dhe pritet të ketë vërtetë surpriza. Pritet që të kalojnë në tapetin e kuq aktorë  nga më të njohurit me vite karrierë, e deri tek më të rinjtë, të cilët premtojnë shumë.Qëllimi i tyre i vetëm është të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë. Teksa jemi tek çmimet, ajo çfarë ka rënë në sy më shumë këtë vit janë filmat me më shumë nominime, si: Filmi “A Star Is Born” me Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga ka 8 nominime, po kaq nominime ka edhe filmi biografik për Dick Cheney, “Vice”. Ndërsa “Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më superheronj është  nominuar në total për 7 kategori.