Pas depresionit dhe shtrimit në psikiatri, Marsida rrëfen se si e gjeti forcën përsëri – AlpeGossip
Pas depresionit dhe shtrimit në psikiatri, Marsida rrëfen se si e gjeti forcën përsëri

Pas depresionit dhe shtrimit në psikiatri, Marsida rrëfen se si e gjeti forcën përsëri

Te gjithëve na ka ndodhur të kalojmë periudha të vështira në jetë por ato nuk zgjasin përgjithmonë. Kështu ka ndodhur edhe me të ftuarën e radhës në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”.

Marsida ishte viktimë e depresionit pas divorcit dhe lindjes së djalit të saj. Mbështetja e prindërve i mungonte dhe gjendja shumë e rënduar psikologjike bënë që ajo të shtrohej në spitalin psikiatrik. Me dhimbje, zonja rrëfeu se gjatë depresionit nuk kishte qënë në gjendje të donte as djalin e saj të porsalindur.

“E shikoja që po më ndodhte diçka e çuditshme sepse ai nuk më kushtonte vëmendje. Nuk më donte. Gjatë çasteve të para të lindjes nuk e doja djalin. Madje as bashkëshortin dhe nuk arrija të kuptoja se si ai e donte djalin.”

Shtrimi ne psikiatri fillimisht kishte qënë i vështirë për Marsidën. Por gjatë bisedave në spital, ajo kishte kuptuar se kishte njerëz aty që kishin kaluar shumë më shumë vështirësi se sa ajo.

“Gjatë bisedave që bënim në spital degjoja histori shumë herë më të vështira se sa rasti im. Aty gjeta forcë dhe mësova t’i marr problemet e mia me më shumë sportivitet. Ai vend më bëri mirë sepse unë kasha nevojë të kurohesha. Sot nuk e kam aspak problem të tregoj se kam qënë e shtruar në psikiatri. Unë ja kam dalë.”

Marsida sot e ndjen veten më të fortë e dëshiron të rifillojë jetën e saj me djalin e vogël, dëshiron që tashmë të jetë e pavarur. Ajo kishte thirrur mamanë e saj për t’i kërkuar që ta lerë të lirë. Megjithë këmbënugljen e Marsidës, mamasë së saj i duhej edhe pak kohë që të bindet se ajo është e aftë të jetojë vetëm.