E qeshura e tij u bë hit. DJ Sardi tregon të PAPRITURËN e Pallatit të Kongreseve – AlpeGossip
E qeshura e tij u bë hit. DJ Sardi tregon të PAPRITURËN e Pallatit të Kongreseve

E qeshura e tij u bë hit. DJ Sardi tregon të PAPRITURËN e Pallatit të Kongreseve

Në studion e “Një kat më lart” ishin bashke dy të qeshura hit të vitit që lamë pas. DJ Sardi me të qeshurën e tij në Pallatin e Kongreseve dhe ajo e Ermal Peçit me Blerina Braka që shkaktoi ndërprerjen e emisionit. Ermali i tregoi Sardit që shpesh kur qesh i përmendin atë, ndërsa DJ i njohur tregoi realisht çfarë ndodhi në finalen e Kënga Magjike.

Ne e dëgjuam skeçin edhe gjatë provave. Në finale ata kishin ndryshuar pak skenarin, nuk e dija të gjithin. Arditi më thotë merr mikrofonin tjetër se ka disa probleme. E vura dhe u futa në sallë, nisi skeçi dhe lanë hapur mikrofonin tim. Në fund i thashë regjisorit ma bëtë kastile teksa ai më tha se e qeshura jotë dëgjohej edhe te mikrofoni i Uliksit” – tregoi Sardi.

Ermali e pyeti edhe për jehonën e të qëshurës online por edhe në të përditshmen e tij, teksa ai thotë se tani i thonë “u ky që qesh”.