Në rast se jeni ende të habitur nga lajmi se Dakota Johnson dhe Chris Martin janë në një lidhje, prisni se ka ende akoma. Një thashemem se aktorja e “Fifty Shades” është shtatzënë u përhap me shpejtësinë e erës.
Burime pranë TMZ thanë se çifti është në pritje të një bebushi. Paparacët fotografuan dyshen teksa kalonin momente me miqtë ndërkohë që tollumbace blu dhe rozë mbushnin gjithë ambjentin.
Por sipas përfaqësuesit të Dakota-s, lajmi është i rremë dhe ajo ka qenë duke festuar 29-vjetorin. Po tollumbacet rozë dhe blu ç’ishin?!
Paparacët thanë për TMZ se në ajër fluturuan ato në ngjyrë blu, pra nëse burimet janë të sigurta, Dakota dhe Chris do të bëhen me djalë.
Në fillim të shtatorit, ata u fotografuan me tatuazhe infiniti në krah, një lloj shenje për seriozitetin e marrëdhënies. Tatuazhi i Dakota-s ndodhet nga jashtë bërrylit të majtë, ndërsa i Chris-it në brendi të krahut të djathtë.
Aktorja foli për herë të parë për lidhjen private me solistin e Coldplay në fund të shtatorit. Në një intervistë për Tatler, ajo dha një deklaratë të shkurtër, por të ëmbël për të dashurin muzikant. “Nuk dua të flas për këtë, por jam e lumtur.”
Dakota dhe Chris, i cili u nda nga Gwyneth Paltrow në 2014-n, filluan të dilnin bashkë në dhjetor të 2017-s. U raportuan një sërë takimesh, koncerte, darka në Israel dhe sushi në Los Angeles.