Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël, ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.
Prej shumë muajsh ajo po përflitej për një shtatzëni, megjithatë moderatorja jo vetëm e kishte mohuar këtë lajm, por edhe nuk i ka kursyer ironitë në rrjetet sociale. Tashmë që Einxhel nuk fshihet më, ajo ka postuar së fundmi ‘portretin e tyre të parë familjar’.
Në foton e publikuar çifti gjenden në mes të një pishine me delfinë dhe në pah duket barku i rrumbullakosur i ish-banores. Krahas imazhit Einxhel nuk nguroi së falënderuari të gjithë personat që e kanë ururar, ndërsa shtoi se ndihej e surprizuar nga dashuria e madhe që ka marrë.