Alketa Vejsiu mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe ndër femrat më të suksesshme në Shqipëri, duke qenë çdo herë në vëmendjen e mediave, më së shumti për anën profesionale pasi atë private e ka ruajtur gjithnjë hermetike.
Alketa është nënë e dy fëmijëve, Nikolës dhe Lionelit, por nuk poston kurrë foto me ta.
Arsyen moderatorja e ka treguar me një përgjigje që i ka kthyer një fanseje e cila e pyet pse nuk poston foto në Instagram me vajzën.
“Shume e vogel per ta ekspozuar. Kur te rritet do te dije ta menaxhoje jeten vete. Deri atehere besoj qe do t’i kete pervetesuar mire leksionet qe i japim ne familje, mbase do beje edhe me mire se ajo qe ne i kemi mesuar”, shkruan Alketa.