Në këtë periudhë aksesori që duhet të keni me patjetër në garderobën tuaj janë dorezat. Le ti themi lamtumirë mendimit se ato vishen vetëm në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit.
Pse e themi këtë?
Sepse ky trend duket se po përqafohet me shpejtësi nga vajzat e ekranit, shkruan Alpegossip.al
Një këshillë që këto personazhe të njohura japin është se kur dëshironi të vishni doreza, duhet të shikoni nëse materiali, ngjyra, printi që mund të kenë, përputhet me veshjen tuaj, pra fustanin apo kostumin. Gjithashtu dorezat mund të jenë të shkurtra, të gjata apo të ngjitura me mëngët.
Nëse doni t’i shtoni glam veshjes tuaj mund të vendosni aksesorë si unaza apo byrzylykë me shkëlqim sipër dorezave.
Mund të jetë e vërtetë se ato janë ndër aksesorët më të vështirë për tu kombinuar, por disa nga femrat më të njohura i kanë zgjedhur ato si aksesorin kryesor të veshjes së tyre.
Prandaj, vajza nxitoni të rrëmbeni një palë doreza dhe frymëzohuni nga personazhet VIP, për mënyrën e kombinimit të tyre!
Bora Zemani
Sarah Berisha
Dafina Zeqiri
Dhurata Dora
Oriola Marashi
Gigi Hadid
Bella Hadid
Kylie Jenner
Kim Kardashian
Rihanna