SEKS PËR HERË PËR TË PARË/ Ja çfarë duhet të dini – AlpeGossip
SEKS PËR HERË PËR TË PARË/ Ja çfarë duhet të dini

SEKS PËR HERË PËR TË PARË/ Ja çfarë duhet të dini

Para së gjithash, mos harroni që duhet ta bëni me dëshirë të plotë dhe të ndiheni të sigurta. Për aq kohë sa është kështu, jeni në rregull. Kjo s’do të thotë se s’mund të jeni nervozë apo të pushtoheni nga emocionet. Është tërësisht normale, por këshillat më poshtë do t’jua bëjnë herën e parë të seksit shumë ndryshe nga ç’kishit dëgjuar nga legjendat urbane.

1. Mos u shtirni kur vjen puna tek orgazma.

Kjo do t’jua vështirësojë komunikimin ju dhe të dashurit tuaj në të ardhmen. Tregojini më mirë çfarë do të donit që ta arrinit vërtetë atë.

2. Pyesni dhe hiqni çdo kompleks nga vetja!

Mund t’i bësh çdo pyetje që të vjen ndërmend dhe mos u mendo 2 herë.

3. Duhet ta dish që seksi nuk dhemb kurrë.

Shumë vajza besojnë se hera e parë e seksit ka dhimbje. Jo! mund të jetë paksa proces i sikletshëm, por kurrsesi i dhimbshëm.

4. Mund të keni ose jo gjakdershje.

Miti se prej vaginës duhet patjetër të dal gjakë pas herës së parë së seksit është tërësisht i pavërtetë. Po, ka vajza që kanë hemoragji pas herës së parë, por më shumë se 50% e tyre nuk përballen me diçka të tillë.

5. As mos t’ju shkojë ndër mend të krahasoni eksperiencën tuaj me dikë tjetër.

Nuk do të fitoni asgjë nga ky rrëfim, përveçse do t’ju lindin dilema.

6. S’keni pse t’i thoni askujt për herën tuaj të parë.

Kjo është një çështje shumë intime. Asnjë partner i ri nuk meriton një bilanc në jetën tënde seksuale, kështu që bëni ç’të ndjeni.

7. Mos harroni paralojën!

Seksi i vërtetë është ai!!