Kujdes ku i lini kontraceptivët/ Rrezikoni të mbeteni shtatzënë – AlpeGossip
Kujdes ku i lini kontraceptivët/ Rrezikoni të mbeteni shtatzënë

Kujdes ku i lini kontraceptivët/ Rrezikoni të mbeteni shtatzënë

Kur merrni kontraceptivë jeni të sigurtë që i lexoni pamfletat që ndodhen brenda tyre? Nuk mendojmë, por duhet ta bëni se s’bën. Duket se duke i lënë kontraceptivët vend e pa vend, shanset që të mos keni rezultate janë të larta.

E mira, është t’i vendosni në një vend të thatë me një temperaturë normale, pasi janë disa vende që e ulin ndjeshëm efektivitetin e tyre.
1. Në banjë!

Kurrsesi s’mund t’i lini kontraceptivët në banjë. Ose mund t’i lini nëse e keni ndarë mendjen që doni një bebush. Lagështira që ndodhet aty dhe temperatura i vendosin në rrezik këto ilaçe.

2. Në avion

Keni ndonjë plan udhëtimi për Europë në horizont? Kurrsesi mos i fusni kontraceptivët në bagazhet tuaja. Do ta humbasin efektivitetin e tyre.

3.Makinë

Duhet ta mendoni mirë sa do të zgjasë udhëtimi juaj me makinë dhe sa nxehtë është jashtë, para se të mbani të tilla ilaçe në to. Nëse mbërrini shpejt në destinacion, nuk ka asgjë të keqe, por nëse rruga është e gjatë dhe temperaturat janë të larta, harrojeni që kontraceptivët të bëjnë punë.

Zgjidhja më e mirë në të tilla situata? Blini një prezervativ dhe shijoni udhëtimin!