“MË MBAN EDHE PAK GJYSHI…”/ Luizi mendon se të shtunën mund të eliminohet nga BB VIP… – AlpeGossip
“MË MBAN EDHE PAK GJYSHI…”/ Luizi mendon se të shtunën mund të eliminohet nga BB VIP…

“MË MBAN EDHE PAK GJYSHI…”/ Luizi mendon se të shtunën mund të eliminohet nga BB VIP…

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i madh” surprizoi jo pak publikun dhe banorët me ndryshimin në mënyrën se si do të funksiononte nominimi.

Ndryshe nga herët e mëparshme, kësaj radhe banorët që do të votoheshin më shumë, do t’i shpëtonin nominimit.

Kështu, Dea Mishel, Efi Dhedhes, Kiara Tito dhe Krist Aliaj i shpëtuan nominimit pasi i zgjodhën banorët me më shumë vota.

Mirëpo mes pjesës tjetër të banorëve kush do të eliminohet? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Luiz Ejlli, i cili mendon se do jetë Keisi Medini, ajo që rrezikon më shumë në këtë nominim.

Teksa po diskutonte me Qetësor Ferrunajn, këngëtari i njohur tregoi se Keisi është banorja që do të eliminohet të shtunën nga “Big Brother VIP”.

Ndërsa më pas shton se “gjyshi mban edhe pak”, duke iu referuar Bledi Mane.