MARTOHET KRISTINA BAKI/ Kush është djali që i ka marrë zemrën – AlpeGossip
MARTOHET KRISTINA BAKI/ Kush është djali që i ka marrë zemrën

MARTOHET KRISTINA BAKI/ Kush është djali që i ka marrë zemrën

Këtë të enjte e ftuar në studion e ‘Ftesë në pesë’ ishte modelja e njohur shqiptare Kristina Baki. Ajo ka folur rreth jetës profesionale dhe asaj personale gjithashtu duke zbuluar të rejat e fundit.

Për nga ana profesionale, Kristina ka folur për eksperiencën e saj si aktore në filmin ‘Falco’ që pritet të dalë së shpejti. Modelja është shprehur se i duket e gjitha si një ëndërr fëmijërie që i është bërë realitet. Përsa i përket anës personale, ajo ka ndarë me të gjithë lajmin e bukur.

Kristina ka pranuar se është në lidhje dhe se po jeton një histori të bukur dashurie. Ajo ka treguar se në planet e tyre është dhe martesa madje në një të ardhme jo shumë të largët pasi që tani ndihet gati për ndryshime të tilla. Emrin e të dashurit modelja nuk e ka bërë ende të ditur dhe nuk ka zbuluar asnjë detaj për të.