Nga nesër në çdo pikë-shitje të revistave në Turqi, ballina e prestigjiozes “Vogue” do të mbajë portretin e Dua Lipës, këngëtares kosovare, por që karrierën e nisi në Britaninë e Madhe dhe sot renditet në listën e artistëve të famshëm.
Për muajin Maj është përzgjedhur ajo për të qenë fytyra e “Vogue”. E veshur me “Chanel” dhe vëth nga Olivia Creber, redaksia e “Vogue” shkruan “Gratë që sfidojnë me shifra marramendëse”.
Ajo është fotografuar nga Benjamin Lennox, një shkrepje e mirëpritur nga kritika që pikët më të larta në portretin e këngëtares i marrin modeli i flokëve.
Madje kjo kopertinë është vlerësuar si ndër më të bukurat e “Vogue” për Turqinë, shumë herë më mirë e realizuar se ajo e dy vite më parë, kur Dua Lipa pozonte për edicionin britanik.
Në atë kohë britanikët e “Vogue” e quajtën artisten kosovare “Diva e re e muzikës pop”, dhe nuk gabuan aspak në parashikimin e tyre.
Sot Dua Lipa është një artiste me çmime, albume të shitura, këngë në krye te klasifikimeve dhe shumë origjinale në gjithë prezantimet e saj në skenat e njohura të muzikës moderne.