NUK ËSHTË DIVORCUAR NGA MOZZIK? Ky detaj i tregon të gjitha në FOTON e postuar nga Loredana – AlpeGossip
NUK ËSHTË DIVORCUAR NGA MOZZIK? Ky detaj i tregon të gjitha në FOTON e postuar nga Loredana

NUK ËSHTË DIVORCUAR NGA MOZZIK? Ky detaj i tregon të gjitha në FOTON e postuar nga Loredana

Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të dashura të publikut. Edhe pasi u ndanë të gjithë donim t’i shihnim sërish bashkë. E tani që janë bashkë mezi presim të mësojmë detaje të reja rreth tyre.

Që patën një krisje dhe u ndanë për disa kohë këtë e dimë, por a u divorcuan vërtetë Mozzik dhe Loredana?

Postimi i fundit i reperes i ka treguar të gjitha! Nuk e dimë nëse e ka treguar qëllimisht emrin e saj në biletën e avionit apo e ka postuar pa e menduar gjatë, por sytë e të gjithëve shkuan tek mbiemri i reperes.

Loredana Aliu- shkruhej krahas biletës ndërsa fansave iu bë zemra mal nga gëzimi!

Pikërisht ky emër dhe mbiemër ka treguar se pavarësisht mosmarrëveshjeve për disa kohë, Loredana dhe Mozzik s’janë ndarë kurrë në letra dhe ajo ka mbajtur gjithmonë mbiemrin e partnerit!

Pak ditë më parë fansat kanë kapur një detaji tepër të bukur. Bëhet fjalë pikërisht për një unazë në gishtin e Loredanës…në fakt në gishin e martesës.

Për më tepër është një unazë rreth, tipike unazë martese, dhe nuk ngjason me aksesorët e zakonshëm dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ndoshta ia ka dhuruar Mozzik ose reperja ka rivendosur unazën e martesës.

Ajo postoi një video në Instastory ku shihej në makinë duke pirë cigare, por gjithë vëmendjen e mori unaza e saj të cilën nuk ia kishim parë më herët.

Pas këtij detaji, duket se çifti ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm. “News31.al” raporton së fundmi se ata kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani.

Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë.

Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat për ribashkim disa javë më parë në publikim e pjesës së parë të dokumentarit të Loredanës ku u shfaq edhe Mozzik.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.