Nga Kosova, sot na vjen një lajm i mirë: Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti është bërë baba për herë të parë.
Lajmi është bërë i ditur nga mikesha e tij dhe nga moderatorja e njohur e Prive, Liberta Spahiu, e cila ka shpërndarë një foto të dhomës së bebit në maternitet.
“Mirëserdhe Bella!”, – shkruan Liberta duke na bërë të ditur që bebi është vajzë dhe quhet Bella.
Epo, edhe ne i urojmë mirëseardhjen Bella-s!