MOS E NEGLIZHONI/ Rutina e kujdesit ndaj lëkurës dhe trupit që duhet të keni parasysh çdo ditë – AlpeGossip
MOS E NEGLIZHONI/ Rutina e kujdesit ndaj lëkurës dhe trupit që duhet të keni parasysh çdo ditë

MOS E NEGLIZHONI/ Rutina e kujdesit ndaj lëkurës dhe trupit që duhet të keni parasysh çdo ditë

Është e rëndësishme të kujdeseni për pamjen dhe trupin tuaj në çdo kohë. Çelësi i shkëlqimit natyral fshihet në mënyrën si e krijoni ju rutinën tuaj.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla së çfarë duhet të keni parasysh për një rutinë sa më të shëndetshme sipas ‘Healthy-life’:

1-Rutina e mëngjesit. Çdo mëngjes përpara se të hani ushqimin e përgatitur, dilni pak jashtë shtëpie dhe shijoni rrezet e diellit. Më pas meditoni. Është një mënyrë shumë efektive për të krijuar qetësi në orët në vazhdim. Sigurisht dhe pak gjimnastikë është e nevojshme për fizikun tuaj. 3 ose 4 herë në javë duhet që të bëni një eksfolijimi të thellë të lëkurës së trupit në dush, duke rritur qarkullimin e gjakut e duke ju dhënë një lëkurë që shkëlqen. Më pas jepini trupit tuaj një masazh të lehtë.

2-Rutina e pasdites. Në oraret e pasdites është e nevojshme të meditoni për të larguar streset e ditës. Gjithashtu trupit tuaj i duhet aktivitet prandaj lëvizni sikur edhe 10 minuta jashtë shtëpisë suaj.

3-Rutina e darkës. Një orë përpara se ju të flini, fikini të gjitha dritat e forta në mënyrë të tillë që të krijohet një atmosferë e qetë. Përpiquni të qetësoni trupin dhe mendjen tuaj duke masazhuar trupin e kokën. Përdorni livandot tuaja të preferuara kur masazhoni kokën dhe më pas një dush.