SEZONI I RI SJELL NDRYSHIME/ Ja kush është bjondja që “ndau” Enkel Demin nga Edi Ogën (FOTO) – AlpeGossip
SEZONI I RI SJELL NDRYSHIME/ Ja kush është bjondja që “ndau” Enkel Demin nga Edi Ogën (FOTO)

SEZONI I RI SJELL NDRYSHIME/ Ja kush është bjondja që “ndau” Enkel Demin nga Edi Ogën (FOTO)

Jemi mësuar që Enkel Demin dhe Edi Ogën t’i lidhim gjithmonë bashkë në emisionin ‘Makinë me dy timonë’, në radion Club Fm, por mbas më tepër se 10 vitesh, ky sezon ka sjellë ndryshime.

Ndërkohë që Edi duket se do të jetë pjesë e Klan Tv, vendin e tij në timon e ka zënë gazetarja dhe moderatorja simpatike Zhaklina Gjolla.

Në fakt, Zhaklina nuk i është bashkuar Kelit vetëm në makinën e tij, por të dy janë pjesë edhe e emisionit të përditshëm të mëngjesit ne RTSH1, ku Keli mbulon orët e para nga 6.30- 8.00, ndërkohë që Zhaklina e mbyll emisionin çdo ditë me tema mjaft interesante dhe praktike, nga ora 9.30-10.00.

A është kjo dyshja më e re që po krijohet në botën e medias?
Nuk e dimë ende, por deri tani në radio Keli dhe Zhaklina tingëllojnë shumë mirë së bashku.