"Lajmërova gjithë fisin, prit të dielën…"Aktori tregon shuplakën që mori nga Portokallia - AlpeGossip
“Lajmërova gjithë fisin, prit të dielën…”Aktori tregon shuplakën që mori nga Portokallia

“Lajmërova gjithë fisin, prit të dielën…”Aktori tregon shuplakën që mori nga Portokallia

Ai është një nga aktorët më të dashur në Apartamentin 2XL, show i humorit që argëton çdo të martë shqiptarët.

Visjan Ukcenaj, “laçiani më i famshëm” zbuloi për herë të parë në “BOOM”se karrierën e tij e ka nisur me Portokallinë, por gjërat nuk kishin shkuar mirë.

Visjan Ukcenaj: Unë kam qenë në Portokalli në 2007 dhe jam futur në skenë, ka qenë dhe Agroni, se kam thënë asnjëherë këtë në televizion po e them tani për herë të parë meqë jemi në BOOM. 
Dhe dola, atëherë Agron Llakaj, e kishte bërë që aktorët të dilnin nga publiku, dhe unë punoja bashkë me një nga Elbasani, sa kisha mbaruar gjimnazin.

 Punuam materialin një muaj e ca, prita unë të më vinte rradha dhe dola. Kush do bëjë një barcaletë, se kështu na fusnin atëherë, këta të dështuarit hajt ti testojmë po kërcitën mirë, po nuk kërcitën ec në shtëpi.Dal aty, kisha mësuar materialin, kisha punuar një muaj e gjysmë dhe më dukej sikur kisha ikur në Hollivud dhe po merrja Oskar. 

Dal në skenë, e bëj numrin dhe kishte shumë reagime, atëherë ishte Portokallia tek ish-Ekspozita. Më pyet Goni mua, sapo kisha konkuruar dhe në Akademi, sepse nuk kam fituar një vit në Akademi.Më pyet Agroni çfarë bën ti? I thashë, kam konkuruar në Akademi dhe se kam fituar. Po pse, tha, kush janë këta plehrat që nuk ta dhanë? E tha në një mënyrë më të moderuar. Se ti e meriton. Po ja, i thashë, nuk ma dhanë. Çfarë ti bëj. Më duartrokiti publiku dhe u ula. 

Prit të dielën unë, kisha lajmëruar gjithë fisin, ku janë, ku nuk janë. Del Visjani, babi, del çuni në Portokalli. Prit të dielën (tregon krahun).Të dielën Altini e kishte prerë materialin dhe unë u shokova, u mërzita shumë. Shkoj të hënën që fillonin këta provat, shkoj atje dhe i them çfarë ka ndodhur? Ishte nervoz direkt dhe tha: Pse ti do të bësh propagandë për tu futur në Akademi me Portokallinë?

Unë nuk bëra propagandë, i thashë, më pyetën çfarë ke bërë? I thashë kam konkuruar dhe nuk e kam fituar. Jo, tha, mbaro shkollën njëherë pastaj flasim. Kjo është dalja e parë në Portokalli, e hëngra një kështu dhe më ka bërë mirë. Më mirë avash avash gjërat, e mira do vijë.

Emisioni "BOOM" – I ftuar Visjan Ukcenaj (23 mars 2018)

Emisioni "BOOM" – I ftuar Visjan Ukcenaj (23 mars 2018)

Posted by Ora News on Freitag, 23. März 2018