Emocione dhe LOT në "DWS"/ Viktor Zhustit i realizohet ëndrra e madhe (FOTO) - AlpeGossip
Emocione dhe LOT në “DWS”/ Viktor Zhustit i realizohet ëndrra e madhe (FOTO)

Emocione dhe LOT në “DWS”/ Viktor Zhustit i realizohet ëndrra e madhe (FOTO)

Spektakli ‘Dancing With The Stars’, nisi me plot surpriza.

Në skenën e kërcimit u realizua një surprizë e këndshme për një nga protagonistët, aktorin e madh Viktor Zhustin. Por fillimisht ishte aktori i madh që emocionoi të gjithë, teksa kërceu një kërcim kontemporan, me partneren e tij.

Por nuk përfundoi me kaq. Produksioni i “Dancing With The Stars” kishte përgatitur për Zhustin, ndoshta surprizën më të bukur të jetës së tij. Fillimisht, pas kërcimit aktori lexoi disa rreshta me fjalë të ndjera që pak ditë më parë ua kishte dërguar fëmijëve të tij që jetojnë në Amerikë.

Por e papritura erdhi për aktorin e madh, kur pa vajzën e tij Helena me mbesën Nati, teksa zbrisnin nga shkallët e spektaklit. Prej vitesh nuk ishin takuar, dhe DWTS sapo realizoi ëndrrën për aktorin dhe fëmijët e tij, pasi i solli nga Bostoni në Tiranë. Të gjithë të pranishmit u emocionuan shumë, teksa shihnin të përlotur familjen Zhusti, të cilët përqafoheshin në skenën më të madhe të kërcimit në Shqipëri.

Sakaq, vajza e Zhustit falenderoi përzemërsisht produksionin e DWTS për ëndrrën e realizuar, në mënyrën më të bukur që mund të realizohej.