E VENDOS GJYKATA/ Kënga shumë e famshme e Katy Perry është e kopjuar – AlpeGossip
E VENDOS GJYKATA/ Kënga shumë e famshme e Katy Perry është e kopjuar

E VENDOS GJYKATA/ Kënga shumë e famshme e Katy Perry është e kopjuar

Me siguri e njihni hitin e 2013-ës të këngëtares Katy Perry që mban emrin ‘Dark Horse’. Në atë kohë kënga ishte më e luajtura në çdo club, festë, radio dhe televizion, por së fundmi është zbuluar se kënga është e vjedhur. Të drejtat e saj i përkasin reperit Flame’s për këngën e tij “Joyful Noise”.

Dje, sipas ‘Associated Press’ një juri ka vendosur kundër Katy Perry dhe çështja përpara drejtësisë është drejt mbylljes. Mësohet se shumë shpejt do të jepet dhe verdikti përfundimtar sipas të cilit do të vendoset shuma përkatëse e dëmshpërblimit që do japë Katy dhe bashkëpuntorët e saj për reperin e njohur.

Më herët fituesja e shumë çmimeve deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë dhe vjedhja e të drejtës së autorit nuk ekziston, por gjykata e ka marrë vendimin.

Pritet që ky lajm të ndikojë negativisht në karrierën e këngëtares.