Nga REDAKSIA në selitë e partive, kush janë personazhet që u joshën nga POLITIKA (FOTO) – AlpeGossip
Nga REDAKSIA në selitë e partive, kush janë personazhet që u joshën nga POLITIKA (FOTO)

Nga REDAKSIA në selitë e partive, kush janë personazhet që u joshën nga POLITIKA (FOTO)

Media dhe politika kanë një marrëdhënie simbiotike midis tyre dhe nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Shumë personazhe e kanë përdorur median si trampolinë për të arritur sukses në fusha të tjera dhe anasjelltas. Të qenit një figurë publike dhe me shumë njohje është një fillim i mbarë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e një redaksie mediatike e më vonë kanë dashur të nisin një tjetër rrugë tërësisht të ndryshme me të.

Disa nga ata që sot i dëgjojmë të mbajnë fjalime në parlament apo që aderojnë në një parti të caktuar politike dikur kanë qenë pjesë e medias së shkruar apo televizive. Ndërkohë ka edhe të tjerë që pas sfidës që morën mbi supe për t’ju bashkuar politikës janë rikthyer sërish tek mikrofoni dhe kamera. Më poshtë po përmendim disa nga ata që kostumi i politikanit i ka joshur më shumë se transmetimi i informacionit.

Preç Zogaj, gazetar pranë “Zëri i Rinisë”, kryeredaktor i gazetes “Koha Jonë” dhe më pas deputet i Partisë Demokratike.

Majlinda Bregu, e nisi karrierën si spikere lajmesh në “Radio Televizionin Publik Shqiptar” e më pas u bë pjesë e Partisë Demokratike, deputete e kësaj partie, Ministre Integrimi dhe tani për tre vjet do të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Ben Blushi, ka punuar si gazetar në “Koha Jonë”, “Deutsche Welle” dhe “Fondacioni Soros”. Më pas pjesë e Partisë Socialiste, deputet, ministër i kësaj partie dhe së fundmi kryetar i partisë së re “Libra” nga e cila u tërhoq.

 

Edi Paloka, themelues i gazetës “Rilindja Demokratike” por e vijoi angazhimin e tij si deputet i Partisë Demokratike prej shumë vitesh.

Alfred Peza, moderator i disa prej programeve më të ndjekur politik, siç ishte dhe emisioni “Debat”. Më pas deputet i Partisë Socialiste. Aktualisht është rikthyer në media si drejtues i një portali online.

Lori Haxhiu, prezantuese e disa emisioneve televizive në “Albanian Screen” e “Vizion Plus”. Aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Përgjitshme të Shërbimit Kombëtar Rinisë.

Ori Nebiaj, zëdhënëse e Partisë Demokratike. Aktualisht bashkëprezantuese e emisonit të mëngjesit në “Top Channel”.

Sokol Olldashi, ish deputeti i ndjerë, e ka nisur karrierën  e tij si reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Më pas,  ai ishte zv.kryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”, një media e afërt e opozitës së asaj kohe. Dy vitet e fundit përpara se t’i futej karrierës politike, Olldashi punoi si kryeredaktor në televizionin ATN1.