Pasi u kap me komentuesit për vajzën e saj, mami i Oriolës habit me komentin për Elvana Gjatën! (FOTO) - AlpeGossip
Pasi u kap me komentuesit për vajzën e saj, mami i Oriolës habit me komentin për Elvana Gjatën! (FOTO)

Pasi u kap me komentuesit për vajzën e saj, mami i Oriolës habit me komentin për Elvana Gjatën! (FOTO)

Sot ajo është një ndër modelet më të komentuara për format e saj fizike si dhe bukurinë, ndërsa herë pas here provokon me foto. Për arritjet e Oriolës më krenare nga të gjithë ndihet e ëma, Xhoi Jakaj, e cila në çdo moment shpreh vlerësimin e madh që ka për të bijën. Madje së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto ku Oriola shfaqet e veshur si nuse, ku e quan “Dielli im”.
Mirëpo një koment i bërë nga një ndjekëse esaj në këtë foto është iniciator i një debati.

“Po ti nxirr një nga ato foto që ka Oriola në Instagram-in e vet, me rroba, pa rroba, se ai është marketingu që ajo synon”, i shkruan komentuesja. Ky “thumbim” ndaj Oriolës nuk është anashkaluar nga Xhoi, e cila me përgjigjen e saj ia ka mbyllur gojën komentueses.

“Ajo i ka të gjitha. Modelon. Pikturon. Këndon dhe ka zërin më të bukur e të madh që mund të ekzistoj. Do flasim kur të dali në skenë. Sa për ato fotot shumë mirë bën dhe ti mos u merakos fare, por ndiq mësimet apo rrugën që të pëlqen ty në jetë pa u marrë me të tjerët… Ori e ka plot sukses rrugën e saj… Të uroj gjithë të mirat pa të gjykuar çfarë shkruan.”, ia ka kthyer komentueses e ëma e Oriola Marashit dhe këtë mund ta shihni këtu.

Por mami i Oriolës nuk ka fjalë të bukura vetëm për vajzën e saj, por i ka thënë edhe fjalët më të mira të mundshme këngëtares së njohur Elvana Gjatës.

Kjo e fundit ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me një look ndryshe nga herët e tjera, ndërkohë që zonja Xhoi Jakaj e quan “dritë dielli”.
Të themi të drejtën nuk e dinim që e ëma e Oriolës ka një simpati të tillë për Elvanën.