Në shtëpinë e tyre ajo është e vetmja që vesh lule e fustane. Është e rrethuar nga katër djem, që po t’i shohësh nga fotoja janë njëri më fashionist se tjetri. Madje për t’u dukur një skuadër, edhe mami është veshur me blu dhe aspak me ngjyra të ëmbla vajzash.
Kjo është familja e Ervin Bushatit. Ai dhe Jonita janë njohur herët fare, që kur të dy ishin ende gjimnazistë e pas një lidhjeje të gjatë, janë lidhur në martesë, nga e cila kanë lindur njëri pas tjetrit tre djem. I madhi 6 vjeç e pak, i dyti 4 dhe më i vogli është vetëm 6 muajsh. Kjo ku kanë pozuar të katërt, është ndër të rrallat foto familjare që mund të gjesh në profilin e Ervin Bushatit. Dhe ka pasur arsye që e ka publikuar. Sepse dje ishte Dita e Nënës por edhe sepse u pagëzua njëri nga djemtë. Edhe pse në fakt në shtëpinë e tyre duhet të ketë me siguri plot albume e foto shumë të bukura, duke qenë se Jonita
është vajza e një prej familjeve të vjetra tiranse që kanë hapur ndër të parat studio fotografe
në kryeqytet. Por çdo gjë ruhet brenda kornizave të privatësisë. Ne edhe kjo foto e vetme që deputeti Bushati ka postuar, na mjafton për të njohur familjen e tij të bukur, me katër çuna e një gocë që duhet të ndihet vërtet me fat.