“MË VINTE KEQ QË NUK ISHA…”/ Për çfarë i kërkoi ndjesë bashkëshortja Maestros? – AlpeGossip
“MË VINTE KEQ QË NUK ISHA…”/ Për çfarë i kërkoi ndjesë bashkëshortja Maestros?

“MË VINTE KEQ QË NUK ISHA…”/ Për çfarë i kërkoi ndjesë bashkëshortja Maestros?

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjeri është kthyer në personazh të dashur për publikun shqiptar.

Një ditë më parë, ai ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për disa persona, mes tyre familjen dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Maestro tregoi raportet e veçanta me vajzën e tij të madhe dhe disa copëza nga përditshmëria e tij në rolin e prindit. Gjatë emisionit, nuk mungoi edhe një mesazh nga bashkëshortja e tij, Aida.

Kjo e fundit u shpreh se e falënderon për mesazhet që ka dhënë brenda BB VIP si dhe i vjen keq që nuk ka qenë shumë mbështetëse që në fillim.

“Armaldo e di që nuk e pret këtë surprizë, për shkak të natyrës sime të tërhequr, por doja të të përshëndesja dhe të kërkoja ndjesë që nuk pata besim në dëshirën tënde dhe idenë për të marrë pjesë në një emision kaq të vështirë si Big Brother. Por me kalimin e javëve, duke parë që thyeje çdo pritshmëri, të paktën për sytë e mi, më vinte keq që nuk isha aq mbështetëse në fillimet e tua.

Ke bërë një lojë shumë të bukur dhe pavarësisht se ishe në një pozicion delikat, për shkak të moshës, statusit dhe karrierës që mbaje mbi shpatulla. Por gjithsesi ti ja dole. Na ke përcjellë disa mesazhe shumë të rëndësishme, ku do të nënvizoja atë që t’i thua gjithmonë ‘Aida mos jeto për të tjerët, bëj jetën që ti dëshiron dhe që ti do të jetosh’. Të falënderoj që më ke treguar se çfarë është guximi për të përballur çdo gjë që vjen në jetë dhe dashuria për ti bërë gjërat. Të dua shumë”, shprehet bashkëshortja e Maestros.