Jo vetëm aktore dhe moderatore, Klea Huta njihet tashmë edhe si këngëtare ku kënga e saj e fundit “Amla” pati shumë sukses dhe u pëlqye shumë.
Klea ka vendosur të rikthehet sërish me një këngë të re dhe për këtë po kujdeset Elgiti. “Prive.al” shkruan se Klea mbrëmë është parë në studion e të dashurit duke punuar për këngën e re.
Tekstin e ka shkruar Fifi dhe kënga është në fazat e para, por pritet të përfundojë këto javë.
Dyshimet janë se Klea këtë herë do vijë në bashkëpunim me Elgitin, për herë të parë, megjithatë Klea këtë nuk e ka konfirmuar ende.
Kujtojmë që çifti muajin e kaluar u përfolën se janë fejuar pas një fotoje ku Klea tregonte unazën, por këngëtarja i mohoi këto thashetheme e ftuar në “Festivalin e Këngës”.