MOS I HUMBISNI/ 8 sekrete bukurie nga 8 vende të botës – AlpeGossip
MOS I HUMBISNI/ 8 sekrete bukurie nga 8 vende të botës

MOS I HUMBISNI/ 8 sekrete bukurie nga 8 vende të botës

Bukuria femërore është admiruar gjithmonë. Nga jashtë bukuria duket si diçka e cila ka të bëjë me kurimin e imazhit ama pika më e fortë e saj qëndron tek genet.

A i dini sekretet e bukurisë që femrat përdorin në çdo vend të botës? Ne po ju tregojmë vetëm disa prej tyre.

Brazil

Rëra e plazhit është mjeti më efektiv për zhdukjen e celulitit. Vajzat dhe gratë braziliane përdorin rërën e plazhit si scrub për të patur lëkurë të lëmuar dhe pa celulit.

Egjipt

Kleopatra ishte ajo e cila zbuloi magjinë e banjave me qumësht. Qumështi është një përbërës perfekt për të patur një lëkurë të hidratuar dhe të ushqyer.

Kolumbi

Avokado në çdo gjë. Sidomos kohët e fundit avokadon kemi filluar ta përdorim kudo. Vajzat kolumbiane gjithmonë kanë përdorur maska me avokado për fytyrën e tyre.

Kinë

Do të ishte e pa kuptimtë që në një vend si Kina orizi të mos përdorej edhe në bukuri. Vajzat kineze e përdorin ujin që del nga larja e orizit për të zhdukur njollat e fytyrës.

Japoni

Sekreti i vajzave japoneze për një lëkurë të mahnitshme qëndron tek të shmangurit e diellit. Jo më kot edhe geishat gjithmonë kanë mbajtur një çadër me vete për t’u mbrojtur nga dielli.

Indi

Yoga. Kjo fjalë shpjegon çdo gjë lidhur me zhdërvjelltësinë e vajzave dhe grave indiane.

Bullgari

Uji i trëndafilit është sekreti i bukurisë për vajzat Bullgare. E kush nuk beson tek magjia e këtij uji?

Greqi

Në Greqi vajzat dhe gratë përdorin vajin e ullirit për të hidratuar fytyrën. Askush më mirë se vajzat nuk greke mund t’i njohë aftësitë çudibërëse të këtij vaji.