NUK E KISHIM DËGJUAR MË PARË/ I dashuri e qëlloi me plumb në kokë, por ajo s’e vuri re për një muaj – AlpeGossip
NUK E KISHIM DËGJUAR MË PARË/ I dashuri e qëlloi me plumb në kokë, por ajo s’e vuri re për një muaj

NUK E KISHIM DËGJUAR MË PARË/ I dashuri e qëlloi me plumb në kokë, por ajo s’e vuri re për një muaj

Më shumë se dy vite më parë, një grua nga Atlanta shkoi në spital me dhimbje koke, probleme me kujtesën dhe komunikimin. Nicole Gordon dyshonte se fajin për simptomat  e kishte një aksident me makinë, të cilin e pësoi një muaj më parë. Por në fakt, fajin e kishte një plumb që doktorët gjetën në bazën e kafkës së gruas. Mesa duket, i dashuri e kishte qëlluar me armë zjarri dhe ajo s’ia kishte idenë.

Sipas autoriteteve, Nicole e solli në spital një shoqe, në qershor të 2017-s. Pasi mësoi se kishte një plumb në kokë, ajo u tha hetuesve se një muaj më parë, ishte zënë keqazi me të dashurin e saj asokohe, Jerrontae Cain. Tha se ishin duke u zënë në makinë, kur dritarja nga ana e pasagjerit u bë copë e çikë. Nicole humbi ndjenjat dhe kur u zgjua, e gjeti veten në makinën e Cain. Më pas, u zgjua sërish në shtëpinë e nënës së Cain, me një plagë në kokë që mendonte se ia kishte shkaktuar xhami i thyer i dritares.

Këtë e la Cain të kuptonte të paktën. Ai i tha të njëjtën histori policisë. Sipas tij, Gordon përplasi makinën në një pemë, por sipas prokurorëve, provat në skenën e krimit nuk e mbështesnin këtë histori. Hetuesit dolën në përfundimin se dikush kishte qëlluar Gordon dhe kërkuan arrestimin e Cain. Ai iu shmang autoriteteve për një vit e gjysmë, deri kur FBI-ja e gjeti në janar dhe arrestoi pas një shkëmbimi zjarri dy orësh.

Të enjten, Cain u dënua me 25 vite heqje lirie dhe pesë vite lirim me kusht për katër akuza. Cain ishte arrestuar 13 herë më parë dhe ishte dënuar për sulm seksual në 2010-n. Ai tregohej abuziv edhe me Gordon. Për më tepër, nuk e çoi në spital pas incidentit. Tani, mjekët thonë se s’mund ta heqin plumbin nga koka e Gordon, sepse mund të humbasë jetën.