“KJO KËNGË KA NJË HISTORI TIMEN PERSONALE…”/ Flori dhe Klajdi rikthehen fuqishëm në “Kënga Magjike” – AlpeGossip
“KJO KËNGË KA NJË HISTORI TIMEN PERSONALE…”/ Flori dhe Klajdi rikthehen fuqishëm në “Kënga Magjike”

“KJO KËNGË KA NJË HISTORI TIMEN PERSONALE…”/ Flori dhe Klajdi rikthehen fuqishëm në “Kënga Magjike”

Me këngën “E para”, dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar, Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi kanë mbyllur fazën e parë të konkurimit në “Kënga Magjike 2021”.

Pak para se të prezantonin projektin e tyre muzikor, producenti Ardit Gjebrea u ka drejtuar disa pyetje. Ka qenë Klajdi që ka treguar si ka lindur frymëzimi për këtë projekt muzikor.
Kjo këngë ka një histori timen personale, për tre arsye. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës…”, tha ky i fundit.