Treni po afrohej/ I riu tenton të vrasë të dashurën duke e hedhur tek shinat (VIDEO) – AlpeGossip
Treni po afrohej/  I riu tenton të vrasë të dashurën duke e hedhur tek shinat (VIDEO)

Treni po afrohej/ I riu tenton të vrasë të dashurën duke e hedhur tek shinat (VIDEO)

Share
Share
Një adoleshent është filmuar teksa po tentonte të hidhte të dashurën e tij në shinat e trenit.

Incidenti, që të fut të dridhurat, është kapur nga kamerat e sigurisë në stacionin jugor “Elizabeth” në Adelaide, tetorin e vitit të kaluar.

19-vjeçari, Lucas Gary Narkle, e kapi të dashurën e tij, që në kohën e incidentit ishte vetëm 14 vjeç, dhe po mundohej ta hidhte drejt trenit që po afrohej.

Ndërkohë, e dashura e tij duket që lufton me sa fuqi ka që t’i mbajë këmbët në tokë dhe të mos e lejojë të dashurin e saj që ta hedhë në shina.

I riu u përball të mërkurën në Gjykatën e Distriktit të Australisë Jugore, pasi më parë u deklarua fajtor për rrezikimin e jetës së vajzës.

Ai ishte akuzuar më herët për tentative vrasjeje madje ishte i pajisur edhe me nëj shkop bejsbolli. Por, të dyja palët ranë dakord se shkopi nuk u përdor.

Lucas u arrestua pas incidentit dhe kaloi më shumë se tre muaj në burg derisa iu dha lirimi me kusht nga Gjykata e Lartë.