“DOJA TË ISHTE PJESË”/ Alketa Vejsiu tregon arsyen pse Gjon u refuzua nga pjesmarrja në Festivalin e Këngës – AlpeGossip
“DOJA TË ISHTE PJESË”/ Alketa Vejsiu tregon arsyen pse Gjon u refuzua nga pjesmarrja në Festivalin e Këngës

“DOJA TË ISHTE PJESË”/ Alketa Vejsiu tregon arsyen pse Gjon u refuzua nga pjesmarrja në Festivalin e Këngës

Shqiptari Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është bërë kryefjalë e mediave, pasi doli i treti në Eurovision ku përfaqësonte Zvicrën.

Mirëpo menjëherë qarkulloi lajmi se Gjoni kishte dashur që të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, por që organizatorët e Festivalit të Këngës e kishin lënë jasht.

“Më ka thënë produksioni i Shqipërisë që nuk kishin më vend për ta bërë festivalin. Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë përgatit një këngë për të enjten, kisha vetëm katër ditë për ta kompozuar. Prandaj i thashë edhe Zvicrës që a mund ta marrin ata dhe këngën time, sepse nuk kam si shkoj pa këngë. U thashë nëse mund të aplikoja me këtë këngë dhe më thanë “po”. Të enjten më kanë thënë që ‘i kemi 25 artistë dhe duhet që Festivali i Këngës vetëm me 20”, tha Gjoni në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Alketa Vejsiu, e cila në kohën kur ka konkuruar Gjoni drejtonte Festivalin e Këngës.

Ajo është shprehur Gjoni ishte jashtë kohe dhe se ishin përzgjedhur artistët, teksa tha se dëshironte që ai të ishte pjesë e Festivalit të Këngës.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, është shprehur Alketa, për anabel.