“NUK JETOVA 365 DITË…”/ Semi rrëfen përjetimet e saj këtë fundvit – AlpeGossip
“NUK JETOVA 365 DITË…”/ Semi rrëfen përjetimet e saj këtë fundvit

“NUK JETOVA 365 DITË…”/ Semi rrëfen përjetimet e saj këtë fundvit

Semi Jaupaj, këngëtarja e njohur, është përfolur shumë që pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”.

Ajo ka shprehur se u bë pjesë e asaj eksperience për të provuar veten dhe normalisht ky vit që po lëmë pas ka qenë me plot sfida për të.

Në këtë vit nuk jetova 365 ditë.
Në këtë vit luftova 365 beteja.
Disa i humba e disa i fitova.
Kishte ditë tepër të mira por dhe të tjera që shkuan shumë keq.
Kuptova që për të arritur majat duhet të rrëzohesha.
Për tu rritur,më duhej shërim.
Për të ndjerë lumturi,duhet të ndjeja dhimbjen si fillim.
Ky vit ishte një zgjim shpirtëror për mua.
Mësova që jo çdo gjë ka vlerë në jetë,por kanë ato në të cilat mbahem më fort.
Këtë vit luftova me veten time
Dhe pas kësaj lufte,mbijetova.
Ju uroj nga zemra gëzuar festat dhe shpresoj që të bëni atë çfarë ndjeni!Thuaji vetes që mund ta bësh!
Ju dua,tinkerbells-at e mi 💜