NUK FESTOI DOT 100-VJETORIN E LINDJES/ Ndërron jetë aktorja e njohur amerikane – AlpeGossip
NUK FESTOI DOT 100-VJETORIN E LINDJES/ Ndërron jetë aktorja e njohur amerikane

NUK FESTOI DOT 100-VJETORIN E LINDJES/ Ndërron jetë aktorja e njohur amerikane

Aktorja e njohur Betty White ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare. Ajo u nda nga jeta mëngjesin e së premtes në shtëpinë e saj, vetëm dy javë përpara se të festonte 100 vjetorin e lindjes.

Vdekja e White u konfirmua të premten nga Jeff Witjas, agjenti dhe miku i saj për një kohë të gjatë. Ajo do të kishte mbushur 100 vjeç më 17 janar.

“Unë kurrë nuk e kam menduar se ajo do të vdiste,” tha Witjas për Associated Press. “Ajo ishte personi më pozitiv që kam njohur ndonjëherë.”

Me një karrierë prej më shumë se tetë dekadash, ajo ka fituar tetë çmime Emmy, një Grammy dhe tre Screen Actors Guild Awards.

E konsideruar si pioniere e televizionit, ajo i hapi dyert jo vetëm vetes, por edhe shumë grave të tjera që ëndërronin të hynin në industrinë e transmetimit.