U PËRJASHTUA PARA 9 VITESH NGA “KËNGA MAGJIKE”/ Rikthehet këngëtarja shqiptare nga Amerika – AlpeGossip
U PËRJASHTUA PARA 9 VITESH NGA “KËNGA MAGJIKE”/ Rikthehet këngëtarja shqiptare nga Amerika

U PËRJASHTUA PARA 9 VITESH NGA “KËNGA MAGJIKE”/ Rikthehet këngëtarja shqiptare nga Amerika

Këngëtarja shqiptare, e cila po zhvillon karrierën në Amerikë ka vendosur të rikthehet në Shqipëri. Bëhet fjalë për Linda Halimin, artistja që u përjashtua para nëntë vitesh nga “Kënga Magjike”.

Me anë të një postimi në Instastory, ajo ka pyetur fansat nëse duhet të rikthehet në festival dhe të gjitha përgjigjet janë “PO”.

Në vitin 2010, bashkëpunimi i Lindës me Nora Istrefin dhe reperin Big D nuk u prezantua kurrë për publikun.

Ata shkuan 30 minuta me vonesë në prova dhe u pezulluan me ndalim pjesëmarrjeje për 6 vite. Pas tre vitesh, Ardit Gjebrea bëri përjashtim për Nora Istrefin, e cila me kërkim falje arriti të merrte pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2013” me baladën “I jemi je”.