DETAJET E PARA/ Gjithçka që dimë për filmin e dytë të Ermal Mamaqit – AlpeGossip
DETAJET E PARA/ Gjithçka që dimë për filmin e dytë të Ermal Mamaqit

DETAJET E PARA/ Gjithçka që dimë për filmin e dytë të Ermal Mamaqit

Pas suksesit të filmit “2 gisht mjaltë” i cili theu rekord duke u shpallur filmi më i shitur në historinë e kinemasë shqiptare, Ermal Mamaqi ka nisur punën për filmin e ri.

Këtë e bëri të ditur vetë Ermali me foton më të re të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet me grupin e punës dhe shkruan: “Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Së shpejti një tjetër Komedi në Kinema”.

Xing.al ka mësuar se Line Producer i këtij filmi është Besnik Krapi, një nga producentët më të njohur në Kosovë dhe partneri i aktores e moderatores Jonida Vokshit.

Menaxher produksioni është Liridon Cahani i cili ka qenë pjesë edhe e prodhimit të filmit “Shok”. Produksioni i filmit të ri siç shihet i është besuar kryesisht emrave të njohur nga Kosova që kanë eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

Zbulohet gjithashtu se kostumografe e këtij filmi është Deantila Lika.

Pak ditë më parë “Xing.al” zbuloi se një nga aktoret protagoniste në film do të jetë Arjola Demiri.

Ajo çfarë nuk dihet ende është fakti nëse ky prodhim i ri kinematografik nga Ermal Mamaqi do të jetë vazhdim i “2 gisht mjaltë” apo një film tjetër. Më shumë detaje do i zbulojmë në ditët në vazhdim.