‘E KAM FIKSIM”/ Prezantuesi çmendet pas babait të Dua Lipës (FOTO) – AlpeGossip
‘E KAM FIKSIM”/ Prezantuesi çmendet pas babait të Dua Lipës (FOTO)

‘E KAM FIKSIM”/ Prezantuesi çmendet pas babait të Dua Lipës (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme në “Brit Awards” nuk shkëlqeu vetëm Dua Lipa, por edhe babai i saj Dukagjin Lipa për të cilin po flasin të gjithë pas eventit.
Babai i këngëtares është shquar gjithnjë si ndër meshkujt më simpatikë dhe këtë ja vuri në dukje edhe prezantuesi i “Brit Awards”, Jack Whitehall.

“E kam fiksim babin tënd”, tha Jack ndërsa Dua mbuloi fytyrën me duar.

“A mund ta xhironi me kamera këtë djalë? Babi më i pashëm në industrinë e muzikës. A mund t’i ndërrojmë?”, e pyeti prezantuesi Duan e cila dha një përgjigje të prerë se nuk do e ndërronte babain kurrë.

Fansat në Twitter e kanë krahasuar babain e Dua Lipës me George Clooney duke e cilësuar edhe më të mirë se aktori.

“Dua Lipa t’i fitove një çmim por babai jot fitoi të gjithë shfaqjen”, shkroi një fanse në Twitter