A është Marina shtatzënë? Luana publikon VIDEO dhe tregon barkun e moderatores – AlpeGossip
A është Marina shtatzënë? Luana publikon VIDEO dhe tregon barkun e moderatores

A është Marina shtatzënë? Luana publikon VIDEO dhe tregon barkun e moderatores

Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi verën e kaluar i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjitha mediave. Moderatorja prej javësh tashmë ka qenë shumë e përfolur pasi u aludua se ajo është në pritje të një fëmije.
Vetë Marina nuk ka folur lidhur me këto lajme dhe mediat kanë vënë re detaje të dyshimta që përforcojnë mendimin se ajo është shtatzënë. Ditët e fundit në fotot e postuara nga moderatorja ajo është munduar që ta fsheh barkun.

Në fillim në një foto të postuar, ajo kishte vendosur dorën përpara barkut dhe madje dhe një emoji. Ndërsa ditën e djeshme po ashtu e kishte mbuluar atë me duar.

Mirëpo sot motra e saj, moderatorja e famshme Luana Vjollca ka publikuar disa foto me Marinën ku të dyja motrat shfaqen shumë të lumtura nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Madje përpara pak momentesh ajo publikoi një video ku e drejton telefonin e saj drejt Marinës dhe barkut të saj.

Edhe pse moderatorja duket pak më e rrumbullakosur se zakonisht, përsëri barku i saj nuk është i fryrë. Ndoshta Luana me këtë video ka dashur të tregojë se motra e saj nuk është në pritje të një fëmije.