Fryrja e stomakut është diçka e zakonshme, por në të njëjtën kohë shumë shqetësuese. Faktorët që e shkaktojnë fryrjen janë të shumtë, megjithatë më poshtë do të njiheni me disa prej tyre dhe më pas të merrni ndonjë masë parandaluese.
1.Konsumimi i ëmbëlsuesve artificial
Nëse pëlqeni të konsumoni sheqer artificial në vend të atij natyral do të keni më shumë probleme me fryrjen e stomakut. Këta ëmbëlsues artificial zakonisht përdoren tek pijet dietike, çamçakëzët pa sheqer dhe të gjitha llojet e pijeve që pretendojnë se nuk kanë sheqer.
2.Konsumimi i tepërt i fibrave
Brokoli, lakra, lulelakra janë shumë të shëndetshme dhe të pasura në fibra. Nëse nuk konsumoni sa duhet do të keni probleme me tretjen, por nëse konsumoni më tepër do të keni probleme me fryrjen e stomakut. Prandaj çdo gjë duhet konsumuar në masën e duhur.
3.Nuk pini aq ujë sa duhet
Pavarësisht se duket si një këshillë shumë e dëgjuar, e vërteta është se uji është shumë i rëndësishëm për çdo gjë. Jo vetëm që parandalon dehidratimin, por gjithashtu bën që gjërat të lëvizin në trupin tuaj dhe të mos keni probleme me fryrjen apo me tretjen.
4.Hani shumë ushqim dhe shpejt
Kur konsumoni më shumë ushqim seç duhet shanset janë të larta që të keni probleme me fryrjen e stomakut. Pasi të mbaroni ushqimin duhet të ushtroheni ose të bëni një ecje të shkurtër.