FUTBOLLISTI I MARTUAR E NGACMON/ Bebe Rexha i nxjerr mesazhet dhe e bën për një lek: Tradhëtarë…(FOTO) – AlpeGossip
FUTBOLLISTI I MARTUAR E NGACMON/ Bebe Rexha i nxjerr mesazhet dhe e bën për një lek: Tradhëtarë…(FOTO)

FUTBOLLISTI I MARTUAR E NGACMON/ Bebe Rexha i nxjerr mesazhet dhe e bën për një lek: Tradhëtarë…(FOTO)

Bebe Rexha nuk e ka aspak problem t’i nxjerrë të palarat atyre që i hyjnë në hak.

I tillë është rasti i një sportisti të njohur, që Bebe thotë se vazhdon ta ngacmojë pavarësisht se ka familje.

Ajo publikoi në InstaStory një mesazh të një futbollistit të paidentifikuar dhe me pak fjalë do që ai mos ta bezdisë më.

“A keni patur ndonjëherë atë djalin që shkon dhe vjen në jetën tuaj. Ata janë tradhtarë dhe të harxhojnë kohën”, shkroi Bebe.

Këngëtarja e njohur shqiptare ndau disa mesazhe që kishin shkëmbyer bashkë, në një prej tyre ai i shkruante se kur do ta shikonte, ndërsa Bebe i ishte përgjigjur: “Do të performoj në natën e Vitit të Ri në NBC”.

Pas këmbënguljes së tij, ajo shkruan: “Je i martuar dhe ke tre fëmijë. Ji një model i mirë dhe luaj sportin tënd dhe më lër të qetë”.