“KRIJOVA…”/ Kristi pranon se Keisi është arsyeja pse hoqi dorë nga e dashura që e priste jashtë – AlpeGossip
“KRIJOVA…”/ Kristi pranon se Keisi është arsyeja pse hoqi dorë nga e dashura që e priste jashtë

“KRIJOVA…”/ Kristi pranon se Keisi është arsyeja pse hoqi dorë nga e dashura që e priste jashtë

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” u organizua nata e vajzave. Gocat e shtëpisë u mblodhën në oborr, ku nuk mungoi muzika, alkooli dhe pyetjet pikante. Atyre iu bashkuan edhe djemtë, të cilët iu përgjigjën disa pyetjeve gjithashtu.

“Cila është arsyeja e ndarjes tënde të fundit?”, ishte pyetja që Keisi i lexoi Kristit.

Ky i fundit nuk hezitoi të përgjigjej duke u shprehur: Arsyeja e ndarjes së fundit është se krijova interes për një vajzë tjetër.

Olta e cila ndodhej pranë dyshes i ushtroi presion ta pranonte që bëhet fjalë për Keisin. Ndërkohë që vetë Keisi për të evituar që kjo të dilte nga goja e Kristit, u shpreh se e kishte pranuar që ishte ajo arsyeja e ndarjes së tij.