E ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” ishte ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Antoneta Koçi. Çfarë ndodh sipas Antonetës kur hyn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?
Nga jashtë ndryshon shumë. Ka një element pozitiv për ata që kanë qëndruar gjatë, ne nga jashtë duket sikur kemi pika të forta por jo. Kur unë u futa mendova se ishte një reality show por ishte pak e vështirë sidomos në këtë edicion. Duhet të futeshe në lojë me kokë, duhej të dilja nga vetja. Doja të bëja një lojë të fortë por harroja që nuk duhet të isha aq reale. Kisha momente që ndjehesha jo mirë, nuk më rrihej edhe pse i kapërceja. Kur ndodhi ngjarja tronditëse e sulmit terrorist, në shtëpi filloi një qetësi e frikshme. Unë isha lojtare e re dhe nuk duhet të pranoja paqen ato ditë. Ajo paqja më dëmtoi pak dhe më dobësoi në lojë.
Si e ka parë lojën e Luizit Antoneta?
E kam parë si gjithë të tjerët, kisha parë potencialin e tij nga jashtë, ishte ekspert i lojës, kishte ndjekur BBV ndër vite jo thjesht si teleshikues por edhe si një vëzhgues. Unë e kam pas ndjekur por jo shumë e përfshirë, e kam parë si shikuese e thjeshtë. E kisha strategjinë që të isha vetëvetja dhe të reagoja. Nuk kisha strategji për të sulmuar dikë. Natën e parë kur hyra, asnjëri nuk ishte mikpritës. Përveç Nitës të tjerët ishin në terezi të tyren. Në darkën e parë unë i reagova Luzit dhe Armaldos të cilët po përsërisnin disa gjëra dhe m’u duk e pakuptimtë. Edhe banorët e rinj e shikonin sjelljen time si të ekzagjeruar. Kur thash kam hyrë për të fituar u ndjeva shumë e paragjykuar dhe nuk e kuptova përse. Thash diçka që secili banorë duhet ta mendojë.
A ka aty banorë që janë futur për të përfituar diçka?
Një pjesë e madhe e banorëve dhe në një aspekt nuk i gjykoj sepse platformat online janë shumë të rëndësishme ditët e sotme dhe një reality show të ndihmon më shumë.