MOZZIK RRËFEN SAKRIFICAT/ Jam pa shkollë, kam fjetur edhe në studio (FOTO) – AlpeGossip
MOZZIK RRËFEN SAKRIFICAT/ Jam pa shkollë, kam fjetur edhe në studio (FOTO)

MOZZIK RRËFEN SAKRIFICAT/ Jam pa shkollë, kam fjetur edhe në studio (FOTO)

Mozzik është një nga reperët më të përfolur shqiptarë. Ai shpesh herë bëhet pjesë e mediave rozë për shkak të detajeve të ndryshme të jetës së tij personale të cilat i ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Emri i tij i vërtetë është Gramoz Aliu dhe mbrëmjen e kaluar ka rrëfyer vështirësitë që i është dashur të kalojë për të arritur këtu ku është sot. Këtë gjë e ka bërë me anë të fotove në Instastory, ku shkruan se i është dashur të heqë edhe dorë nga shkolla për muzikën.

Postime të bëra nga reperi Mozzik

“Bëj muzikë se jetoj. Nga fillimet e mia e kuptoni se unë kam lindur nga lagjet e errëta, por të sinqerta. Unë kam ikur nga shkolla për të shkuar në studio. Unë kam fjetur në studio. Janë shumë sakrifica, nëse filloj nuk ndalem dot. Por ju mos u dëshpëroni nga ëndrrat. Lutuni për të mira dh ëndrra sepse ato duhen. Nuk kam studiuar shumë sepse 8 klasë shkollë kam, por ju flas nga eksperienca,”- shkruan reperi.

Kohët e fundit Mozzik pati një sherr me studion muzikore “One Records”, e cila i fshiu të gjitha këngët e tij nga Youtube-i.