“ÇOHU SE LE NAM…”/ Beniada rrëshqet dhe rrëzohet: U tërbova… (VIDEO) – AlpeGossip
“ÇOHU SE LE NAM…”/ Beniada rrëshqet dhe rrëzohet: U tërbova… (VIDEO)

“ÇOHU SE LE NAM…”/ Beniada rrëshqet dhe rrëzohet: U tërbova… (VIDEO)

Modelja e njohur, Beniada Nishani, është rrëzuar keq mbrëmë teksa po luante me Donald Veshajn.

Ky i fundit e lagu i pari me ujë dhe ajo vendosi që të hakmerrej ndaj tij. Ata ndodheshin në banjë dhe Donaldi po e tërhiqte, e teksa po vraponin modelja rrëshqiti dhe u rrëzua në pllaka.

Për fat të mirë Beniada nuk u vra, edhe pse e rrëzuara u duk mjaft e rëndë. Beniada qëllon me shuplakë Donaldin, ndërkohë që pasi bie në tokë të dy shpërthejnë në të qeshura.

“Çfarë bën moj budalle, çohu se le nam, o Zeno o motër”, thotë me humor Donaldi.

Ndërkohë që Beniada pranon se është vrarë goxha. “U tërbova”, thotë ajo, duke nënkuptuar që është dërrmuar.

“Ikim bëjmë një ezhe koke 10 minuta te spitali”, shprehet më tej Donaldi me humor.

VIDEO