E KRAHËSOI ME KIM YONG UN/ Tea i përgjigjet Luizit: Nëse më urren, do të jem gjithmonë në… – AlpeGossip
E KRAHËSOI ME KIM YONG UN/ Tea i përgjigjet Luizit: Nëse më urren, do të jem gjithmonë në…

E KRAHËSOI ME KIM YONG UN/ Tea i përgjigjet Luizit: Nëse më urren, do të jem gjithmonë në…

Pyetja e radhës e cila krijoi diskutim mes banorëve, ishte se cilin person nuk pëlqejnë ata.

Luiz Ejlli sapo lexoi pyetjen tha se ai nuk e pëlqen fare Tea Trifonin, ish-banoren e këtij edicioni, me argumentin se i duket antipatike.

Krist Aliaj i tha atij që pyetja është më e gjerë se kaq dhe ka të bëjë edhe me personat kudo në botë, duke marrë shembullin e një lideri.

“Po në botë o vëlla, lider, çfarëdo të futësh brenda, Tea Trifoni. Mes Kim Jong Un dhe Tea Trifonit… Mes çdo njeriu në botë dhe Tea Trifonit, zgjedh Tea Trifonin”, tha Luizi.

Ndërkohë ish-banorja ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë të këngëtarit. Ajo ka postuar në ‘Instastory’ videon ku shfaqet duke folur Luizi dhe në anglisht shkruan:

“Më duaj ose më urre, të dyja janë në favorin tim… nëse më do, do të jem gjithmonë në zemrën tënde… Nëse më urren, do të jem gjithmonë në mendjen tënde”.

E krahasoi me Kim Jong Un, Tea i përgjigjet Luizit: Nëse më