“U RRITËM”/ Kejsi Tola na prezanton me këngën e saj të re në bashkëpunim me Flori Mumajesin (VIDEO) – AlpeGossip
“U RRITËM”/ Kejsi Tola na prezanton me këngën e saj të re në bashkëpunim me Flori Mumajesin (VIDEO)

“U RRITËM”/ Kejsi Tola na prezanton me këngën e saj të re në bashkëpunim me Flori Mumajesin (VIDEO)

 

Kejsi është një nga ato këngëtare me të cilën kemi vetëm kujtime të ëmbla, që nga pjesëmarrja e saj në “Ethet”, pastaj në Eurovizion e më pas nëpër edicionet e “Këngës Magjike” me këngë shumë të bukura që edhe pse s’u bënë hite vere me 20 milionë klikime, prapë dëgjohen me qejf.

Por këngëtarja me një nga zërat më të ngrohtë të muzikës shqiptare, duket se ka shpërthyer me bashkëpunimin e saj të fundit me kantautorin Flor Mumajesi, duke iu larguar pak imazhit festivalesk, për t’i ofruar dëgjuesve një Kejsi që konkurron denjësisht edhe mes “të sprovuarve” të terrenit të hiteve verore.

Kënga quhet “U Rritëm” dhe sjell një Kejsi supër elegante, të pjekur dhe me besim të plotë në meloditë e suksesshme të Mumajesit që kthehen në hite. Dëgjojeni vetë e do të na jepni të drejtë që është e bukur: