Ia bëri reklamën vetes mirë e mirë në Instagram dhe syri që duhet ta shikonte e pa. Për të gjithë ndjekësit që s`lanë gjë pa thënë kur ajo hipte në pemë, hipte mbi banakun e kuzhinës, apo futej brenda në vaskë në mes të Instagramit, ju themi se ia kanë vlejtur. Klaudia ka kapur një mundësi shumë të mirë, duke u bërë imazhi i Adidas. Me kokën lart e duke na parë drejt e në sy, duket sikur na thotë: “Hë e shikoni ku arrita unë”
Nuk është hera e parë as që Klaudia reklamon firma të shtrenjta se me çantat e ka bërë gjithmonë dhe nuk është as e para shqiptare që bëhet imazh i një marke kaq të njohur. Gjithsesi pak nuk është. Në mos nuk e bëri asnjëherë atë emisionin që u tha se do bënte prime time në Itali, ja po bën këtë gjënë tjetër.