PLASI tek DWTS: Konkurrenti puthet në buzë me balerinën gjatë provave (VIDEO) – AlpeGossip
PLASI tek DWTS: Konkurrenti puthet në buzë me balerinën gjatë provave (VIDEO)

PLASI tek DWTS: Konkurrenti puthet në buzë me balerinën gjatë provave (VIDEO)

Surpriza të veçanta na presin sot në spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars”. Këtë mbrëmje do të kemi mundësi të shohim një performancë emocionuese të konkurrentit Niko Komani dhe balerinës Adel Lami.

Iconstyle.al ka siguruar një video nga momenti i provave në skenën e “DWTS”, ku stilisti shfaqet duke puthur balerinën. Ai shihet teksa mban për qafe balerinën dhe pas një lëvizje kërcimi e puth në buzë. Sigurisht që bëhet fjalë për numrin e tyre të radhës të kërcimit për këtë të premte, i cili me sa shohim do të jetë vërtet special.

Niko Komani shfaqet me një look ndryshe, ndërsa ka rikthyer sërish flokët e tij biondë. Ndërsa balerina Adel Lami, si gjithnjë mjaft elastike, performon me mjeshtëri.

Performancën do të mund ta shihni të plotë sonte në mbrëmje në Vizion Plus, ndërsa Iconstyle.al ju sjell vetëm një grimcë të asaj që pritet të ndodhë.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme: