MBI 20 DITË ME COVID-19/ Bujar Qamili rrëfen sërish periudhën e vështirë: Kam një rrënqethje në trup… – AlpeGossip
MBI 20 DITË ME COVID-19/ Bujar Qamili rrëfen sërish periudhën e vështirë: Kam një rrënqethje në trup…

MBI 20 DITË ME COVID-19/ Bujar Qamili rrëfen sërish periudhën e vështirë: Kam një rrënqethje në trup…

Pas 4 muajsh larg vendlindjes, duke u trajtuar në një prej spitaleve të Milanos në Itali, ai është rikthyer në Shkodrën e tij të dashur.

Gjithçka ndodhi pas një koncerti në kryeqytet, atje ku Bujar Qamili dyshon se u infektua dhe e kuptoi një ditë pasi mbërriti në Itali pranë familjes, ku ju shfaqen simptomat e para. Gjendja u agravua deri në pikën ku për disa javë ai kaloi në gjendje kome, në sfidën mes jetës dhe vdekjes, nga virusi Sars Cov 2.

Sapo ka ardhur në Shkoder, nuk ka humbur kohë dhe të parën dhuratë e ka për Vllazninë, për të cilën po finalizon këngën që do të jetë gati për finalen e kupës së Shqipërisë.

Në rrëfimin për RTV Ora, mjeshtri i këngës premton se do të ketë surpriza për artëdashësit e tij, ndërsa si çdo artist shpreh pengun që jeta artistike vijon të jetë më e goditura nga pandemia, ndërsa çdo gjë tjetër vijon larg respektimit të masave.

“Sa herë që përmendet ky virusi me thënë të drejtën kam një rrënqethje në trup, kam një emocion të jashtëzakonshëm që se kam kalu ndonjëherë në jetën time.

Ishte diçka e tmerrshme, njerëzit mund të mos e besojnë ashtu siç nuk e kam besuar dhe unë, ashtu siç kam thënë edhe unë se nuk na bën gjë, por e kanë shumë gabim.

Ky të merr jetën, ky është me të vërtetë një armik i krejt i pabesë, ku nuk e di se ku të kap, vetëm kur ta marrësh vesh.

Unë kam kaluar shumë keq, kam kaluar jashtëzakonisht shumë keq, por dua të bëj një falenderim shumë të madh për djalin tim Altionin, i cili më ka qëndruar gjatë gjithë kohës te koka për çdo gjë. Shansi edhe fati i madh i joni që ai edhe dinte italisht sepse është shumë problem të flasësh me mjekët edhe falenderoj shumë mjekët italianë, që më kanë qëndruar gati. Ai ka qenë shans i madh i imi.

Gjatë kohës së koncertit që qëndrova, unë nuk kam qëndruar më shumë se dy ditë, kam patur takime me miq, me këngëtarë, me kompozitorë edhe kam marr edhe në makinë këngëtarë, shokë miqtë tonë. Të nesërmen që kam shkuar në Itali, se direkt fill kam shkuar në Itali, filloi një tempëraturë fillimisht e lehtë, por prapë nuk më shkonte në mendje, gjithmonë mendjen siç thonë gjithmonë, nuk më bënë gjë mua.

Filloi temperature edhe pastaj filloi të rritet deri në 39 gradë dhe u shqetësuam faktikisht, familja u shqetësua.
Ika direkt në spital.

Pas katër ditëve, pastaj, as nuk kam ditur gjë në botë se çfarë ndodh, se çfarë bëhet, vetëm di se mëpas më ka thënë djali: Eh mor bab shumë tha fjete, shumë pushove.Pse mor bab qëkur kam fjet thash, këtë di që e kam pyetur.

Ke tha 21 ditë në gjendje koma.21 ditë në koma!A mban mend ndonjë gjë më tha, jot hash unë shihja vetëm një dritë të zbehtë, më shkontë nëpër sy më vinte nëpër sy, nuk di gjë absolutisht, s’mbaj mend gjë. Pastaj kam bërë gati një muaj e gjysmë-dy muaj për t’u rehabilituar por siç ta thashë dhe mëparë shans i madh i imi me qenë në dorën e specialistëve të mirë, me qenë në ato spitale që s’din njeriu ku hyn, a hyn në spital apo në parajsë.Tani e kalova, e kalova me vështirësi të madhe, e kalova e u ktheva edhe njëherë në Shkodër.”